Dhjetëra doza kokaine gati për t’i shitur, arrestohet në flagrancë Maliqari…

Kishte përgatitur dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, për t’i shitur në zona të ndryshme të qarkut, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e inteligjencës policore, operacionin policor të koduar “Night sales 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– J. D., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gëshërë dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.