Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urime të pafundme nga miq, ndjekës e fansa kanë “pushtuar” rrjetet sociale të këngëtarit. Por padyshim, urimi më special ishte ai i partneres së tij. Kiara Tito e priti Luizin në mesnatë me një surprizë. “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”, shkruan ajo krah pamjeve të surprizës.
Pas surprizës, Kiara dhe Luizi duket se nuk janë përmbajtur dhe e kanë tepruar pak me pijen, e më pas kanë hyrë LIVE në Instagram ku i janë përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Pse më ke vënë emrin ‘ Korba’ në telefon?
Pse i ke hequr unazat”, ishte një tjeter pyetje që Kiara zgjodhi t’ia bëjë Luizit….
“Kam alergji në gishta, më janë fryrë”, shprehet Luizi i cili tregon edhe faktet për këtë.
https://www.instagram.com/reel/Cul-rlCu32P/
https://www.instagram.com/reel/Cul8TExrr11/
