U tregoi organin gjenital 4 vajzave, arrestohet shqiptari në Greqi…

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik pasi akuzohet se ai u ka treguar organin gjenital vajzave të reja nga 17 deri në 19 vjeç. Policia greke ka arritur të zbulojë se shqiptari e ka kryer vazhdimisht këtë akt ndaj katër vajzave.

Shqiptari thuhet se në fillim të muajit qershor të këtij viti në zonën e Vasilikisë ka kryer disa herë akte ofenduese ndaj të rinjve.

Siç rezultoi nga hetimet, 37-vjeçari nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e tij të ligjshëm në Greqi, ndaj u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Menaxhimit të Emigracionit Thermi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: