E rëndë në Itali /Punëtori vdes nga vapa në mes të rrugës…

Një punëtor 44-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali për shkak të vapës teksa po punonte në sinjalistikën rrugore të një terreni ekologjik në Lodi. 44-vjeçari ishte duke lyer me bojë sinjalistikat e rrugës kur u rrëzua në tokë. Temperatura 40 gradë bëri që ai të rrëzohej në asfalt dhe të pësonte atak në zemër.

Punëtori u transportua me urgjencë në spital, por ai ndërroi jetë edhe pse tentativat për ta ringjallur vazhduan për një kohë të gjatë.

Mjekët thanë se shkaku i vdekjes, një atak në zemër, lidhej me valën e nxehtësisë afrikane që ka prekur Italinë prej disa ditësh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.