21 tetor 1931 në “Cinema Majestik” në Korçë u shfaq filmi i parë me zë.
Kjo ndodhi pak më shumë se tre vjet pasi filmi i parë i metrazhit të gjatë “The Jazz Singer” që përfshin tinguj të sinkronizuar për sekuencat e dialogut, u publikua nga Warner Bros. në SHBA 🇺🇸, fundi i vitit 1927.
Edhe pse këto sekuenca ishin të kufizuara dhe të shkurtra, dëgjimi i zërave të yjeve të filmit ishte një zbulim për audiencën.
Një vit më pas, Warner Bros. i shtyu më tej mundësitë e zërit me “Dritat e Nju Jorkut”, filmi i parë i metrazhit të gjatë me të gjithë dialogun e regjistruar.
Nga këtu, nuk kishte kthim prapa: epokës së filmave pa zë kishte marrë fund dhe një industri e revolucionarizuar përqafoi tingullin. 🎬🎥


