Një autobus me pasagjerë i linjës Tiranë-Elbasan ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit. Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën shuarjen e flakëve.



