Artan Fuga ka arritur në përfundimin e femrat shqiptare, janë shumë më të mençura si meshkujt. Ai e bazon në këtë përfundim, në një sondazh që nuk e thotë se kush e ka bërë. A po bëhet injoranca një dukuri gjinore? Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim.
E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!
Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.
Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.
Kam nja njëzet vjet që e konstatoj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në bangat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë. Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!
