Kundërshtoi policët në Korçë, nis procedimi për 40-vjeçarin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.