Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pas një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq. Dyshohet se ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, jashtë rrugës.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve, rezultoi se 46-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

