Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd/ Përplasen dy makina, ka të plagosur…

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Elbasan – Librazhd.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.