Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole mblodhi Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror, në vijim të mbledhjes për sezonin veror që u zhvillua në Drilon, Pogradec .Jole kërkoi bashkëpunim të bashkive të qarkut për të mundësuar një ofertë për zhvillimin e turizmit të integruar në të mirë të gjithë rajonit, pasi siç tha refereuar kryeministrit rama “tashmë duhet jetësuar një koncept për turizmin gjithëvjetor për të realizuar objektivin e përcaktuar
që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan”.
Ndërsa Zv.Kryetarja e Bashkisë Korçë pranoi që Korça nga një histori suksesi dikur ka rrënie të turizmit .Këto shifra kanë ngritur alarmin pasi është një nga drejtimet më të rëndësishme të ekonomisë lokale ku Korça nga kryefjala e festave dhe eventeve sot nuk është atje ku duhet të ishte apo atje ku ka qënë !
