Në pranga për ngjarjen kanë rënë, Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Si pasojë e zbardhjes së ngjarjes nga sektori i krimeve në komisariatin nr.4 në Tiranë, në kërkim si porositës, është shpallur Kleviol Ahmeti, po ashtu një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, i cili dyshohet se i ka paguar 2 autorët me shumën prej 1500 eurosh për të djegur makinën luksoze tip “GLE Benz” me vlerë rreth 50 mijë euro.
Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçi përfshihet në situata konflikti.
Ai ka apeluar më herët që organet e sigurisë të zbardhin ngjarjen, përndryshe planifikon vetëgjyqësi. Personazhi i Tik Tok, Kozak Braçi u bë i njohur per publikun rreth 2 vite më parë ku u rrëmbye dhe u dhunua live në rrjetet sociale nga disa persona.


