Trajneri Daja del nga vetja, përjashtohet për protesta: “FFK të mos na sjellë arbitra të paaftë…

Ballkani barazoi sot me Prishtinën, ndërsa trajneri Ilir Daja u përjashtua për shkak të protestave. Trajneri i Ballkanit në prononcimin që dha pas barazimit 0-0 me bardheblutë shprehu dy vërejtje për Federatën e Futbollit të Kosovës. Daja pohoi se FFK-ja nuk duhet të delegojë arbitra për t’i promovuar ata.

Po ashtu dha vërejtje që FFK-ja ka vendosur që Ballkani t’i luajë edhe dy ndeshjet e mbetura javën që vjen. Ballkani ndaj Prishtinës e gjykoi Valon Bajgora, ku ka pasur tensione në fund të ndeshjes.

“Shumë e thjeshtë, kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhet me VAR-in. Nëse arbitri kryesor nuk është i zoti të drejtoi ndeshjen më mirë, federata mos të delegojë arbitra të tillë. Unë i thash të mos e ndërpres ndeshjen vazhdimisht. I thash arbitrit na lërë të luajmë futboll. Më dha karton të verdhë dhe i thash faleminderit. Nëse nuk është i zoti mos të na sjellin arbitra të tillë. Kjo është për federatën”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.