Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq . 56-vjeçari i identifikuar si Bexhet Tresa dhe bashkëshortja e tij janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit ,nga ngrohësja. Ai është dërguar në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të rrjedhjes së gazit, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
