Të tjera të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel, këtë herë në Kamëz. Sipas policisë ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE”. Për shkaqe momentalisht të paqarta, 33-vjeçari Jetmir Koleci, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave: Ilir Halili, 45 vjeç, dhe Astrit Halili, 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf” i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Më herët të shtëna me armë zjarri u regjistruan edhe në qytetin e Fierit. Një 30-vjeçar hapi zjarr në drejtim të një berberhaneje. Edhe në këtë rast fatmirësisht nuk pati të lënduar.
