Një 15-vjeçare në Drenovë, Korçë është larguar nga shtëpia e saj. Babai i 15-vjeçares, shtetasi me iniciale M.T 56-vjeç ka denoncuar largimin e vajzës nga shtëpia. Ai thotë se vajza është larguar nga shtëpia që prej datës 24 dhjetor dhe nuk dihet ku ka shkuar.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të adoleshentes.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
