Arrestohet shefi i burgut të Drenovës(Emri)

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKB) ka arrestuar shefin e policisë në burgun e Drenovës, Mariglen Kadiun. Sipas informacioneve, arrestimi i tij lidhet me ngjarjen në burgun e Peqinit në 15 dhjetor ku Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mësohet se Mariglen Kadiu,

i akuzuar për futjen e sendeve të paligjshme në burg dhe shpërdorim detyre, ka mbajtur më herët postin e drejtorit të burgut të Peqinit, i cili konsiderohet një institucion i sigurisë së lartë për të burgosurit.

Por falë një letre të zbardhur ditë më parë nga Report Tv, që i ishte dërguar zv. Drejtorit të burgjeve Fehmi Sufaj drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj të cilët theksonin se të burgosurit e kishin kthyer burgun në ‘hotel me 5 yje’.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.