Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt u kurorëzua në mënyrën më të bukur këtë vit, me një propozim të shumëpritur në fakt nga fansat e tyre, teksa aktori zgjodhi pikërisht premierën e filmit të tyre për t’i bërë pyetjen e rëndësishme, ndërsa po ashtu përgjatë viteve, para dhe pas “BBVIP”, romanca e tyre ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, edhe pse publiku di shumë për lidhjen e tyre, të paktën fazat e mëvonshme të saj, nuk di shumë për nisjen e tyre, teksa Bora ka ndarë pak, madje thuajse aspak detaje nga momentet e para të cifti. Këtë e ka bërë në intervistën e sotme të “S’e Luan Topi”, ku ndër të tjera ka treguar për takimin e parë me Donaldin dhe si nisi historia e tyre.
E emocionuar Bora rrëfeu:
Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova.
Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim.
E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”

