Aksident i frikshëm/ Makina përplas për vdekje këmbësorin…

Një këmbësor humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”. Viktima është një 52-vjeçar ndersa u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i rri 31 vjeç. Si pasojë e përplasjes, si viktima ashtu sikurse edhe automjeti përfunduan në një kanal anës rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe forcat e policisë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.