Kanë lindur dy bebet e para për vitin 2024. Pak pasi akrepat kaluan orën 00:00, një vajzë dhe një djalë erdhën në jetë. Të dy gëzojnë shëndet të plotë. Vajza ka lindur në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, djali ka lindur te ‘Mbretëresha Geraldinë’.
Nderkohe ne Korçë fëmija i parë për vitin 2024 ,në Maternitetin e Korçës eshte vajze.
Përgjegjësi në Maternitet, Mishel Papakozma, thote se bebi i parë për Vitin e Ri 2024 ka ardhur në jetë në orën 08:50 minuta dhe është i seksit femër.
