‘Drama’ e familjeve shqiptare/ Fëmijët në emigrim, të moshuarit e vetmuar festojnë duke i uruar ‘online….

Atmosfera e mbrëmjes së fundvitit mbledh së bashku rreth tryezës të gjithë familjen. Por këtë emocion nuk e përjetojnë prindërit të cilët janë larg fëmijëve të tyre, për shkak te emigracionit. Kjo është drama që po përjeton shoqëria shqiptare. Edhe pse i kanë rritur fëmijët me shume peripeci dhe sakrifica, nuk patën zgjidhje tjetër përveçse t’i përcillnin drejt shteteve të tjera

për mundësi më të mira ekonomike dhe jo vetëm.

Kam 5 fëmijë, një në Gjermani, një në Francë, një në Belgjikë, por sot nuk i kam këtu”, thotë një pensionist për mediat.

“Më mungojnë boll, do të doja shumë t’i kisha. I kam bërë gati të gjitha vetëm ata mungojnë”, rrëfen gruaja. Ndodhur në këto rrethana, prindërve të vetmuar iu vijnë në ndihmë platformat online, nepërmjet të cilave bëjnë “gëzuar” me njerëzit e tyre të dashur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.