Makina përplas motorin në aksin Korçë-Bilisht/ Burrë e grua nisen drejt spitalit të Korçës….

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motorr. Ata kanë marrë fraktura në trup dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.