I riu kryen marrëdhënie me 12-vjeçaren, arrestohet. E mitura: “Kemi 2 vite lidhje…

Një 29-vjeçar në fshatin Vërdovë të Pogradecit është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçare. E mitura siç njofton policia në prani të prindërve të saj dhe të psikologëve ka deklaruar se me 29 vjeçarin kanë qenë e lidhur pre dy vitesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.