3 vjedhje brenda javës, kapen 2 skifterat e Korçës….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe një 14-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes në tre biznese, ngjarje të ndodhura javën e fundit, në lagjen nr. 9, të qytetit të Korçës. Konkretisht në një servis celularësh kanë vjedhur 2 celularë, në një byrektore kanë vjedhur 30000 lekë dhe në një lokal bar-kafe kanë vjedhur 14000 lekë.

Të dy shtetasit e mitur janë pyetur në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre celularë dhe një kaçavidë, të cilën dyshohet se këta shtetas e përdornin për të kryer vjedhjet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.