E rëndë në Pogradec, gjendet i vdekur 60-vjeçari…

Policia e Pogradecit, ka bërë me dije se është gjetur një person i moshës 60-vjeç. Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60-vjeç jetonte në banesë i vetëm.

Njoftimi:

Pogradec/Gjendet pa shenja jete një person në lagjen 1 të qytetit. Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60-vjeҫ jetonte në banesë i vetëm ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes”, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.