Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: D. M., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
O. B., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
E. K., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin, pas verifikimit, rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.
