Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kolonjë. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut, një 49-vjeçar është djegur brenda kasolles së tij. Ka qenë vëllai i tij, ai që ka lajmëruar policinë dhe ka treguar se pasi kishte konsumuar alkool 40-vjeçari kishte ikur te kasollja e tij. Por aty ai dyshohet se ka ndezur një qiri për ndriçim dhe nga pakujdesia ka marrë flakë kasollja.
Bariu 49-vjeçar është djegur për së gjalli në kasolle, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Kolonjë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.



