Një shqiptar është arrestuar në Itali dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi u janë gjetur mbi 4 kg kokainë si dhe 55 mijë euro cash. Rasti u zbulua pas kontrolleve të cilat u zhvilluan në banesën e një prej shqiptarëve ku dy te dyshuarit u bllokuan nga autoritet teksa po dilnin nga shtëpia.
Gjatë kontrollit, shqiptari i arrestuari kishte me vete rreth 260 gramë kokainë dhe kjo solli që policia të kryente kontrolle edhe në banesën e tij ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 kg drogë e ndarë dhe e paketuar gati për shitje.
Më tej nga kontrollet u zbuluan të fshehura edhe 55 mijë euro cash.
Shqiptari u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike për qëllime trafiku.
