‘I dhashë duart bastardit’ Roza Lati tregon ndarjen nga i dashuri…

Moderatorja Roza Lati është një nga personazhet më të rëndësishëm të “Big Brother VIP 3”. Me natyrën e drejtëpërdrejtë që ajo ka, Roza ka folur edhe për jetën e saj private. Teksa ka zbuluar se është ndarë nga partneri, ajo ka treguar detaje nga lidhjet sentimentale që ka pasur. Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë.

Po ashtu, ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17- vjeçe. Dashuria ishte e madhe, por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Lidhja e saj me Stinen daton shumë vite më parë dhe që atëherë, moderatorja ka pasur një tjetër histori të rëndësishme që ka folur edhe publikisht në media. Rreth një vit më parë, Roza fliste për një dashuri të madhe, me djalin, që ashtu si edhe është zbuluar jetonte jashtë.

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.