Prej kohësh aludohet se janë ndarë, Arnita Beqiraj flet për raportin me Arbër Çepanin…

Ka pasur aludime prej ditësh për ndarjen e Arbër Çepanit dhe Arnita Beqirajt. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku komentoi për herë të parë edhe zërat. Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyet: “Po sot si është mes ju të dyve?”.

Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”, përfundoi Anita.

Moderatorja këmbënguli sërish duke e pyetur: “Jeni ndarë apo jeni bashkë?”.

“Se di si mendoni juve për shembull?”, iu kthye regjisorja, duke mos dhënë përgjigje.
Ndërkohë mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”. “Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”,tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.