Bëri deklaratën e papritur, Big Brother skualifikon Klodian Duron…

Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”. Ishin këto fjalët e ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, pas përfundimit të ‘Prime-t’ mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP 3’, kur banorët, teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse.

Për këtë arsye, organizatorët e BBVP3, në bazë të rregullores, kanë lajmëruar se Klodian Duro duhet të lërë menjëherë shtëpinë e famshme, pasi dhuna në çdo lloj forme është e palejuar

Pjesë nga biseda:

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.