Kanosën permes telefonit, procedohen penalisht 2 persona në Korçë dhe Maliq…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: J. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, bashkëshorten e tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, me të cilën është në proces divorci;

K. Dh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasin E. T.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.