Poker në mes të kryeqytetit, Skënderbeu mposht Tiranën 4-3….

Spektakël ka ofruar sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardhekuqtë befasuan kryeqytetasit në “Air Albania”, duke i mposhtur me shifrat 3-4. Franklin dhe Shaqe shënuan në minutat 12 dhe 17, ndërsa Abazaj ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28. Liço trefishoi rezultatin në minutën e 32-të, por Përgjoni u kundërpërgjigj vetëm 3 minuta më vonë.

Në fraksionin e dytë ishte sërish Franklin që shënoi dopietën personale dhe të katërtin për korçarët, duke bërë lëmsh prapavijën e formuar nga Julian Ahmataj. Goli i Patrick në 84’ minute shërbeu sa për statistika, me Skënderbeun që dhuroi një lojë të bukur dhe doli me tri pikë nga kryesqyteti. Tirana në këtë duel ishte hija e vetvetes, duke pësuar gola në qendër të mbrojtjes.

TIRANA 3-4 SKËNDERBEU

Abazaj (P) 28′, Përgjoni 36′, Patrik 84′ / Franklin 12′, 62′, Shaqe 17′, Liço 32′

Tirana (4-2-3-1): Abdullahu; Lulaj, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Meta, Deliu; Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj
Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Dwumfour, Gerço; Janaqi, Liço, Yuri, Shaqe, Rashica, Ahanonu, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.