Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ditën e sotme .Një 36-vjeçar puntor në një prej fasonerive të këtij qyteti nuk është ndjerë mirë ne ambientet e punës. Kanë qenë punojësit e fasonerise ata që e kanë çuar më urgjencë në spitalin e qytetit por ka gjetur vdekjen. Sipas dyshimeve të para që vijnë nga spitali i Pogradecit thanë se vdekja e 36-vjecarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, ndersa priten analizat e mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
