Grabitet argjendaria në Korçë, autori thyen xhamat dhe vjedh bizhuteritë në pedonale…

Një argjendari në Korçë është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Argjendaria e cila ra pre e grabitësve është në pedonalen e qytetit, aty ku janë edhe shumë argjendari të tjera. Hajduti, një person i vetëm i maskuar e me kapuç ka thyer xhamat dhe më pas ka hyrë në argjendari.

Pasi ka marrë varëse dhe unaza të ndryshme, ai është larguar, ndërsa kur pronari ka shkuar në mëngjes ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit.

Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.