Aksident në Pogradec/ Motoçikleta përplaset me automjetin, ka të plagosur…

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në Pogradec, ku një motor është përplasur me një makinë. Sipas informacioneve të para dyshohet se motori ka goditur në pjesën e pasme makinën dhe më pas ka humbur kontrollin. Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës, një zonë kjo me fluks të lartë të automjeteve.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.