Taksisti e mori brenda se ishte ftohtë, i riu e qëllon me tre plumba…

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Izmir të Turqisë, ku një taksist u qëllua disa herë në shpinë nga një grabitës pasi e kishte marrë këtë të fundit në makinë. Taksisti Oguz Erge e mori një 19-vjeçar në taksi pasi ai i tha se kishte shumë ftohtë. Ndërkohë që po bisedonin, grabitësi i tha të ndalonte diku, ndërsa pak sekonda më vonë nxorri pistoletën dhe e qëlloi tre herë.

Më pas grabitësi filloi të kërkonte për sende me vlerë të taksistit, ndërsa tha se “mos t’i besonte askujt”.

Pas minuta më pas në vendin e ngjarjes vijnë policia dhe ambulanca duke e dërguar në spital me plagë të rënda.

https://x.com/haskologlu/status/1752977142890082467?s=46

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.