Korçë/ Zjarr në një pallat tek Ura e Fajancës’ .Asfiksohet 64-vjeçarja, dërgohet me urgjencë në spital…

Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët. Pronarja e banesës, një 64-vjeçare është asfiksuar nga tymi dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të 3 shkurtit në lagjen nr.8, Korçë. Dëmet materiale brenda na banesë janë të mëdha. Ndërkohë, zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të tjerë.

64-vjeçarja e asfiksuar është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.