Aksident i rëndë në Belorta të Korçës, dyshohet për viktima….

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Belorta. Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa automjetet janë të shkatërruara, ku njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës. Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet .

Menjëherë është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, raportohet se i lënduari është në gjendje të rëndë për jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.