Tronditet Athina/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur. Viktima bënte tregti me Shqipërinë, gruan e kishte shqiptare

Është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregëtinë e mishit dhe bojërave. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km ne veri-perëndim të kryeqytetit të vendit. Policia thotë se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër,brenda së cilës u gjet një kallashnikov.

Dyshohet se automjeti edhte i autoreve te vrasjes se Jalias.

Kristos Jalias ishte nje biznesmen teper i njohur ne greqi. Ai ishte nje nder tregetaret me te medhenj te mishit ne greqi. Ai kishte edhe nje fabrike boje si dhe ka qene president i ekipit te futbollit te Trikallas. Ai ishte martuar me nje grua shqiptare nga elbasani dhe kishte me te nje femije. Bashkkeshortja e pare e tij ishte ekzekutuar ne menyre misterioze ne vitin 2018 dhe autoret nuk jane gjendur kurre.

Emri i Jalas eshte perfshire edhe ne Shqiperi

ne disa aktivitete tregetare,import export mallrash tregetie nga vendet e amerikes latine drejt Shqiperise me stacion ndermjetes athinen,tregeti mishi, boje dhe blerje pronash. Ai kishte te punesuar me shume se 4000 punonjes ne dhjetera kompanite dhe bizneset e tij. Policia thote se dy jane pistat e hetimit. Ajo e larjes se hesapeve mes bandave te kundrabandes se cigareve qe operojne ne zonen e Elefsines,ose pista e prishjes se bizneseve me partneret e tij shqiptare ne bizneset qe ai kryente me vendin tone./Zougla.gr

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.