Kanosi për motive pronësie ,procedohet penalisht Pogradecari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. M., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.