E rëndë/ Motra godet me thikë vëllain pasi bënte zhurmë me playstation…

Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj një vit më të vogël pasi bënte shumë zhurmë ndërsa luante playstation. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Agrigentos në Itali mëngjesin e së premtes por vetën ditën e sotme u bë publik rasti nga policia. 17-vjeçarja i ka kërkuar disa herë vëllait të saj që të mos bënte zhurmë pasi ishte duke studiuar,

por kur ka parë se ai nuk po i përgjigjet e ka goditur me thikë.

Djali 16-vjeçar është goditur mes zemrës dhe mushkërive, është në gjendje të rëndë i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.