Devoll/ Procedohet 58-vjeçari nga Bitincka, dogji barishte në tokën e tij…

Një banor i fshatit Bitinckë është proceduar penalisht për ndotje mjedisi ndërsa ka djegur barishte në tokën e vet. Policia e shtetit bën me dije se specialistët e saj për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 58 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Policia tha se ky shtetas do të ndiqet penalisht pasi në fshat dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishtet, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.