Maliq/ Goditi me grusht punonjësin e ujësjellësit , procedohet autori në Sheqeras…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., banues në Kamëz, Tiranë, pasi në fshatin Sheqeras, Maliq, dyshohet se ka goditur me grusht një punonjës të ujësjellësit të bashkisë Maliq, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.