Sara flet për të dashurin jashtë shtëpisë së “Big Brother”: ‘Nuk i kisha mbyllur gjërat, i kam kërkuar të më japë një shenjë…

Sikur mos i mjaftonin lidhja brenda shtëpisë së “Big Brother” me Bardhin, lidhje që sapo ka nisur dhe prania e ish-it të saj, po në reality show, Sara Gjordeni i ka bërë “lëmsh” të gjithë sot, duke folur edhe për një person jashtë shëpisë. Në fakt, edhe para disa ditësh në mediat rozë dhe rrjetet sociale, ka qarkulluar lajmi se Sara ka një lidhje (të lënë pezull ose jo) jashtë programit, me një boksier, ndërsa sipas “Kryefjala” bëhet fjalë për sportistin Jurgen Uldedaj.

Deri më tani, banorja e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, nuk e kishte përmendur atë, por sot, në një bisedë me Erjolën ka folur për boksierin, duke surprizuar jo pak me deklaratën e saj.

Kështu, ndër të tjera, Sara është shfaqur e shqetësuar për faktin se ai ka një ndeshje të rëndësishme sot dhe lutet që ta fitojë sepse hera e vetme që ka humbur, ka qenë kur kishte pasur një zënkë me të dhe e njejta gjë mund të ndodhë tani, kur e sheh gjithë kohën me Bardhin.

Po ashtu ajo tha se nuk i kishte mbyllur gjërat jashtë shtëpisë me të, por tani, kur ka nisur këtë raport me Bardhin, e quan të mbyllur, ndërsa ndër të tjera tha:

“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashke, por dua të fitojē sot. Kemi folur jashtë që nëse fiton të më jap një shenjë. Kur u futa në ‘BBVIP’ thjesht isha zënë me atë, por tani që jam me Bardhin e kam mbyllur. Se di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha që do bëj abonim tē të ndjek dhe kam frik se ndihet keq e mos humb”.- është shprehur Sara, ndërkohë Erjola u shpreh:

“Doja të të thoja për kryqin hiqe se duket keq që ta ka dhuruar ai. Sa e çuditshme që po bëjmē këtë muhabet kur unë jam shoqe e Bardhit.”.Ndërkohë Sara po ashtu tha se Bardhi e di këtë histori dhe e respekton, megjithatë deri më tani, nuk janë parë duke e diskutuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.