Aksident i frikshëm në aksin Bilisht-Miras/ Mercedesi përplaset ne fuoristradën, dhe përmbyset…

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Bilisht – Miras. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një mjet tjetër fuoristradë e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës. Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15.20, në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.