Romeo për Jonida Maliqi: “E kam dashur shumë por….

Në mënyrë anonime, banorët e ”Big Brother Albania vip 3” kanë bërë pyetje për njëri-tjetrin. Një nga pyetjet për Romeon ishte paksa intime dhe ndoshta më e drejtpërdrejtë nga sa aktori dhe moderatori do të kishte preferuar: “A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”

Romeo u shpreh se ndjenjat e tij për këngëtaren kanë qenë të sinqerta. 

“Nuk e besoj, nuk e kam parë ndonjëherë kështu. E kam dashur shumë Jonidën dhe nuk e kam vënë në këtë kandar”,-tha ai.

Romeo dhe Jonida kanë pasur lidhje disa vite më parë të cilën e kanë bërë vetë publike asokohe. Ndërkohë, për arsyet e ndarjes sakaq, kanë preferuar të mos flasin dhe ta shmangin atë temë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.