Pogradec/ Tentoi të vjedhë shtëpinë e xhaxhait, shpallet në kërkim 18-vjeçari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Trebinjë, dyshohet se ka dëmtuar dyert dhe ka tentuar të vjedhë në banesën e xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.