Martesa e vajzës me mblesëri/ Policia zbardh ngjarjen e rëndë: “Armën e shkrepi djali 24-vjeçar….

Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00, në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë banesës. Policia doli zyrtarisht në konferencë dhe njoftoi se për krimin janë arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës,

ndërsa bashkëshortja e tij, Blerina Meta është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ekzekutor i krimit, sipas Policisë së Durrësit, ka qenë djali i madh i familjes, 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën pistoletë model 54, që u gjet në një zonë moçalore te “Vaskat”. Hysen Meta ka pranuar para uniformave blu autorësinë e krimit të rëndë.

Ndërkohë, vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim. Për vrasjen është arrestuar edhe djali tjetër, 22-vjeçari Amarildo Meta, që akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupit të të atit.

24-vjeçari Hysen Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare dhe nxitja e babait që motra e tij, Hygerta Meta, të martohej me një djalë pa dëshirën e saj.

Ka qenë djali i viktimës, Hysen Meta, ai i cili ka kallëzuar më 13 Shkurt 2024 në polici se babai i tij ka humbur kontaktet me familjen dhe ishte zhdukur. Në këtë moment, uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e Pëllumb Metës, por pas hetimeve, policia ka konstatuar se ky rast nuk kishte të bënte me zhdukje, por me vrasje në familje.

Ky është vendi ku fëmijët kishin varrosur babain që vranë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.