Sipas juristes Eni Çobani, krimi i ndodhur në Durrës i ka rrënjët e thella dhe motivi s’mund të jetë një i vetëm. Ajo u shpreh në një bisedë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj se familjarët nuk tregojnë gjithçka, për shkak se në shoqërinë tonë ekziston ende mentaliteti i turpit.
Deklaratat e komshinjve të 50 vjeçarit Pëllumb Meta, se ky i fundit ishte person autoritar, Çobani i i analizon kështu:
Po çfarë do të thotë kjo?! Çfarë është kjo thënie nga ana e komshinjve? Prandaj thashë është ai problemi i modelit, një familjar patjetër që ka autoritet. Këto fëmijë patjetër do kishin një baba autoritar. Ka qenë dhunues? Kjo është gjëja që duhet të ndajmë. Ka pasur denoncime deri më sot. Ky baba kaq problematik, pse s’ka pasur një denoncim.
Po komshinjtë që flasin. Se nëse dalim e themi ka qenë autoritar, fjala nuk i përfshin këto pika. Duhet ndarë autoriteti me një person dhunues ndaj fëmijëve. Këtë gjë s’mund ta themi. Fjala autoritar s’më tregon mua gjithçka që 3 fëmijë të bëhen bashkë dhe të vrasin e groposin babain. Familja është një gjë shumë private, secili nga ne e di se ku i pikon çatia e tij. Familjarët nuk thonë gjithçka, ekziston akoma mentaliteti i turpit, por ama në këtë rast duhet bërë një analizë.
Juristja vuri theksin tek fenomeni i problemeve të shëndetit mendor, që fatkeqësisht sa vjen e rritet.
“Fakti që unë kam takime të shpeshta me njerëz të niveleve të ndryshme intelektuale, shikoj që ka një rënie të anës psikike. Edhe nga një bisedë e thjeshtë, kupton që ai njeri ka një vuajtje që po nuk u kurua mund të shkojë në veprime të pamenduara.
Pra duhet të fillojë kjo gjë në të gjitha fashat e shoqërisë.
Sepse kemi njerëz që mbase nuk e dijmë se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, sepse jemi shoqëri që akoma na vjen turp me këtë fenomen. Jo vetëm këtë, njerëzit vuajnë nga sëmundje të tjera dhe nuk e thonë sepse mendojnë shiko se i bëhet qejfi tjetrit. Psikiatrit dhe psikologët kanë një detyrë shumë të rëndësishme. Duhet bërë një depistim i popullsisë. Përballemi herë pas here me njerëz jo normalë, me probleme për të cilat as vetë nuk janë të vetëdijshëm.”/tvklan.al
